Deschamps: Mbappe nuk është në situatën më të mirë, nuk do të rrezikojmë

Didier Deschamps do ta kursejë Kylian Mbappe në ndeshjen e radhës.

Marketing

Franca luan kundër Kroacisë pas fitores së shënuar ndaj Suedisë.

Në ndeshjen ndaj suedezëve, ishte Kylian Mbappe ai i cili pësoi një goditje në kyçin e këmbës, duke bërë që tashmë të jetë jashtë kalkulimeve të Didier Deschamps, ky i fundit që konfirmoi problemet e lojtarit të PSG.

“Ai ishte më mirë pas ndeshjes”, tha fillimisht Deschamps.

“Do të shohim nesër se si ndihet ai. Lojtarët e tjerë gjithashtu. Nuk dua të rrezikoj asgjë. Kështu që, të shohim reagimet nesër”, shtoi trajneri francez.

“Do të flas me të për të parë nëse do të mund të luajë ndaj Kroacisë, të martën”, ishin fjalët e Deschamps.

Nuk ka shumë kohë që kur Mbappe është kthyer nga një lëndim pikërisht në kyç të këmbës, kështu që ai pritet të pushohet ndaj Kroacisë.

Marketing