Dëshmitari i kërcënuar: Ja kush ka dhënë urdhër për të hyrë në Kuvend më 27 prill

Prokurorja Villma Rusovska në fjalët përfundimtare për 27 prillin për herë të parë ka treguar atë se çfarë ka deklaruar dëshmitari i kërcënuar i cili deklaratën e tij e ka dhënë me dyer të mbyllura.

Marketing

Ajo tha se dëshmitari S1 ka thënë se futja në Kuvend ka ndodhur me direktivë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Dëshmitari S1 në seancën kryesore ka theksuar se Jane Çento ka qenë në komunikim të përhershëm me Mitko Çavkov nga i cili ka marrë udhëzime në rast hyrjes në kuvend të bllokoj kamerat dhe ka qenë i informuar se ku mund të gjenden deputetët, në cilën pjesë të Kuvendit. Pas ngjarjeve në Kuvend, dëshmitari ka theksuar se Çento dhe Ninxha kanë qenë të hidhëruar me Çavkovin, se i ka organizuar të futen në Kuvend, me direktivë të Gruevskit, dhe i kanë lënë në baltë”, tha Ruskoska, transmeton SHENJA.

Sipas dëshmitarit të kërcënuar, shtoi, ai, komunikimi mes Çentos dhe Çavkovit është zhvilluar nëpërmjet viberit.

Marketing