Sasho Trajkovski, inxhinier në ish-DSK si dhe dëshmitar i Prokurorisë Speciale Publike në rastin “Target-Fortesa”, në deklaratën e tij gjatë seancës së sotme tha se kanë parë ish- drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-shefin e drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski duke u futur në sistemi e përgjimit të komunikimit.

“Futeshin përmes kompjuterëve të lidhur me sistemin Najs”, tha dëshmitari në gjykatë.

Trajkovski tha se Mijallkov dhe Gruevski kanë pasur mundësinë të dëgjojnë të gjitha bisedat dhe të shihnin të gjitha objektivat të sistemuar në grup të veçantë të quajtur “të rëndësishëm”, por sipas tij nuk kanë mundur të veçojnë numrat dhe të eksportojnë të dhënat.

Në lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i SDSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësore të 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra të telefonit. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.