Dëshmitari i “TNT”: Objekti nuk është në tërësi i ndërtuar sipas dokumentacionit të projektuar

Në Gjykatën Penale me marrje në pyetje të dëshmitares Roska Paçeska, sot filloi seanca për rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Paçeska punon si gjeodete dhe ka përpiluar mendim me vërejtje për tërë dokumentacionin e lëndës. Ajo nga fillimi i seancës u përgjigj në pyetjet e mbrojtjes.

Në rrëfim Paçeska theksoi se ka vërejtur disa lëshime gjatë ndërtimit të objektit. Theksoi se investitori, i dëmtuari në këtë rast Fiat Canoski, e ka pasur gjithë dokumentacionin e nevojshëm për projektin, siç tha, deri në lejen për ndërtim.

Gjatë seancës së sotme për lëndën për shembjen e kompleksit afaristo-banesor “Kosmos” do të merret në pyetje edhe arkitekti Mirosllav Gërçev.

Në pyetjen rreth asaj si shënohet objekti dhe cila është procedura, Paçeska theksoi se, pjesa më e madhe e firmave gjeodete e kanë kryer shënimin, si dhe matjet e tyre përputhen, por theksoi se nuk janë hartuar raporte nga ana e gjeodetëve.

Shtoi se në dokumentacionin projektues është theksuar se do të ndërtohen tre kate nëntokësore, por janë ndërtuar vetëm dy, duke përmendur se ato nuk i përmbushin vendet e nevojshme për parkim, si dhe se nuk janë ndërtuar me madhësi përkatëse.

Paçeska i sqaroi të gjitha lëshimet në raport me ndërtimin e objektit, që në tërësi nuk është ndërtuar sipas dokumentacionit të projektuar.

Për lëndën “TNT” mes të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas akuzave të PSP-së, të akuzuarin në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike duke shkatërruar kompleksin “Kosmos” të Fijat Canovskit.

Marketing