“Dëshpërim bardhezi”, stafi i Juves ka gati dhuratën e parë për të “ngushëlluar” CR7 dhe Sarrin!

Zhgënjimi në Superkupë por dhe një sezon me ulje ngritje ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Nedved dhe Paratici po planifikojnë të futen menjëherë në merkato për ti bërë dhuratën e parë trajneri Sarrit. “Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” bashkohen në një pikë këtë të martë teksa kanë hapur faqen e parë të gazetës me Erling Braut Haaland.

Marketing
Haalandd
Haalandd

Talenti anglo-norvegjez pritet të jetë dhurata e parë për Sarrin, një lojtar i cili këtë sezon ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje. Juve ka kaluar konkurrencën e Man.United, B.Dortmund dhe Laipzig, tre ekipe që gjithashtu janë në garë për biondin e Salzburg. Mino Raiola sëbashku me “xhevahirin” e tij kishin nisur një tur këtë periudhe për të dëgjuar ofertat e Dortmund dhe Laipzig por në fund ka qenë vetë lojtari, sigurisht i shtyre dhe nga Raiola, që ka vendosur të vijoj karrierën në Torino.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithnjë sipas dy mediave italiane, gjithçka pritet të mbyllet mbi bazën e 30 milion euro plus bonuseve. Me Haaland, Juve do të kompletonte një ofensive e cila edhe në këto kushte është e fortë me CR7, Dybala dhe Higuain.

Marketing