Dështimi i komplotit të Bozhidar Spasiq, rritet përkrahja ndaj Ali Ahmetit!

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Rrëfimi i kryeudbashit serb, Bozhidar Spasiq ka nxjerrë në shesh të palarat e disa politikanëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët për të diskredituar figurën politike të Ali Ahmeti kanë shkuar aq largë sa të punojnë me një anti shqiptar të përbetuar siç është kryespiuni famëkeq serb, Bozhidar Spasiq, trnamseton Lobi

Marketing

Kreu i dikurshëm i UDB-së famëkeqe, Bozhidar Spasiq para disa ditësh në një televizion serb për herë të parë në opinion ka treguar se si para 5 viteve disa liderë politik shqiptar të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë nga ai me qëllim të komprometimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Me sa duket, demaskimi i kurthit ndaj liderit të BDI, ka rritur përkrahjen në popullatë ndaj tij. Sipas anketës më të re të publikuar nga IRI amerikan, BDI i fiton sërish zgjedhjet dhe në të njëjtën kohë ajo mbetet partia e parë dhe më e madhe te shqiptarët gjithnjë sipas IRI. Në bllokun politik shqiptar bindshëm e para del partia më e madhe shqiptare BDI me 8 %, e ndjekur më pas nga ASHA me 4 %, Lëvizja Besa me 3 % dhe PDSH me 2 %.

“Disa liderë politikë shqiptarë kanë dëshirë të madhe të takohen me mua. Para 4-5 vjetësh ka ardhur një grup shqiptarësh, u takuam në sheshin e Republikës, qendër të Beogradit , erdhën nga njëra prej ish republikave jugosllave ku ka shqiptar dhe më kanë lutur nëse mundem t’u ndihmoj që ai shqiptar të hiqet nga pushteti dhe në vend të tij të vij një tjetër. Bëhet fjalë për kryetarin e BDI-së, quhet Ali Ahmeti. Një keqbërës, të cilin nuk e kemi likuiduar, sepse ka qenë i parëndësishëm edhe pse më vonë ka qenë në UÇK. Ai, Ali Ahmeti, ka krijuar një parti politike, ka themeluar BDI-në, me seli në Tetovë dhe në Tetovë si qendër e shqiptarëve në Maqedoni ka edhe katër parti të tjera politike. Këto katër parti politike vijnë dhe më thonë: Bozho, a mundesh ta largosh këtë njeri. Jo ta vrasim, por ta… E kam informuar kryetarin e shtetit se do ta kryej këtë operacion dhe kam bërë një shënim për këtë punë dhe e kam lutur që të ketë parasysh këtë gjë dhe nëse diçka e pyet kryetari i qeverisë maqedonase, mund të thoni se nuk jeni aspak në dijeni për këtë gjë. Dhe pikërisht ai (Gruevski) kishte ardhur për këtë punë që të vërtetonte nëse ishin të vërteta ato që thuheshin në Maqedoni për këtë aferë që ka zgjatur me muaj të tërë. Ai mbeti në pushtet. Nuk e hoqëm, por ai kurrë nuk mbeti ai që ishte, sepse edhe sot e kësaj dite respektohet puna që kam bërë”, zbulon Bozhidar Spasiq.

Kujtojmë që Spasiq në deklarimin për medit serbe ka sqaruar se liderët politik shqiptar, pa i përmendur se kush, nga ai kanë kërkuar që të fabrikoj dokumente të cilat do të përdoreshin për të krijuar huti tek shqiptarët sa i përket emrit të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Marketing