Borussia Dortmund ka barazuar në Freiburg duke humbur kështu mundësinë që të barazohet me pikë me Bayern Munchen. Dortmund kalojë dy herë në epërsi në këtë por që e humbi në fund mundësinë që të fitojë tri pikë

Borussia Dortmund ka barazuar sot në Freiburg me rezultat 2-2 duke humbur kështu një mundësi ideale për t’u barazuar me pikë me Bayern Munchen.

Ishin Dortmundi që kaluan të parët në epërsi në pjesën e parë duke shënuar gol në minutën e 20-të me anë të Witsel.

Megjithatë në pjesën e dytë Freiburg kthehet në lojë duke shënuar gol në minutën e 55-të.

Dortmundi kthehet në lojë në minutën e 67-të ku talenti i huazuar te kjo skuadër nga Real Madridi shënon gol.
Megjithatë ata nuk arritën që ta mbajnë këtë rezultat pasi që rezultati u barazua në minutën e 89 ku Akanji shënoi autogol.Me këtë barazim Dortmund bie në vendin e 7 me 12 pikë, dy më pak se Bayern.