Dështon koncerti: Gjiko i hedh fajin organizatorëve dhe i drejtohet fansave

Problemet me organizatorë të koncerteve ngjajnë në një histori të fillim viteve të 2000-ta kohë kur lulëzonin dallaveret e tilla mirëpo duket se raste sporadike ka ende.

Marketing

Me një të tillë është përballur reperi i njohur, Gjiko.

Ai përmes rrjeteve sociale iu ka kërkuar fansave që t’i drejtohen për llogari organizatorëve të koncertit të paraparë për t’u mbajtur në Brezovicë ditën e sotme, i cili ka dështuar.

‘Krejt fansat çka kanë qenë të tubum në një numër ekstrem të madh ju kisha lut me ju lyp llogari organizatorëve pasi kanë bo dallavere. Ju sugjeroj fansave me ju lyp organizatorëve me ju kthy pagesat e biletave. më vjen shumë keq qe koncerti su mbajt por arsyeja kryesore kanë qenë organizatorët. Ata e kanë anulu për arsye gjasa që ja ka nisë me ra shi’ – është shprehur Gjiko.

Në këtë mes, më të zhgënjyerit janë fansat që në një lojë pinp-pongu për fajin, përpos që nuk e panë sot artistin e tyre të preferuar në skenë, ka rrezik t’i kenë humbur edhe paratë.

Marketing