Dështon Rusia, drejtori i Interpol-it nga Korea Jugore

Koreja e Jugut ka marrë drejtimin e Interpol.
Presidenti i ri i Interpol, Kim Jong-yang ka mundur rivalin rus i akuzuar për keqpërdorimin e sistemit të ‘njoftimit të kuq’, raporton BBC.

Marketing

Alexander Prokopchuk akuzohet se ka abuzuar me metodën e arrestimit të organit ndërkombëtar të policisë.
Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpolit në mbledhjen e kongresit vjetor në Dubai.

Prokopchuk u përfol gjerësisht se do të ishte fituesi i garës. Por kishte shqetësime në rritje se do të përdorte rolin e tij për të ‘sulmuar’ kritikët e presidentit rus Vladimir Putin.

Zgjedhjet vijnë pas zhdukjes së ish-presidentit të Interpol, Meng Hongwei, i cili u zhduk gjatë një udhëtimi në Kinë në shtator. Pekini ka konfirmuar se Hongwei është arrestuar dhe po hetohet për marrje ryshfeti.
Kim do të shërbejë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të Meng.

Marketing