Sot ishte paraparë të mbahej seanca gjyqësore kundër deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milam Zeka dhe biznesmenëve Edmond Kërliu e Ilir Krasniqi në lidhje me akuzat për mashtrim e shmangie tatimi.

Deputeti Zeka, gjendet në paraburgim por që nuk është paraqitur në gjykatë.

Sipas informacioneve, gjykata nuk ka arritur që të dërgojë me kohë urdhëresën për sjellje nga paraburgimi për Zekën.
Seanca e radhës është caktuar me datën 29 tetor.