Deskoska dhe Mançevski nuk shohin asgjë kontestuese në emërimin e Bajramit për anti-korrupsioner

Ministrat e LSDM-së Damjan Mançevski dhe Renata Deskovska nuk shohin asgjë kontestuese në emërimin e baxhanakut të kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi, Nuri Bajrami.

Marketing

Ministri i informatikës Mançevski madje kritikon mediat dhe komisionet intervistuese që kanë zgjedhur anëtarë e Antikorrupsionit, që nuk kanë reaguar me kohë për ndonjë element kontestues.

Në pyetjen e gazetarëve se si kanë mundur komisionet të bëjnë intervista kualitative për vetëm dhjetë minuta, Mançevski kërkoi që kësaj përbërje të re të Antikorrupsionit ti jepet një shans dhe pastaj të reagohet nëse ka keqpërdorime.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska siguron se e gjithë procedura për emërimin e antikorrupsionerëve ka qenë ligjore, dhe sipas saj, baxhanaku nuk është familjar i ngushtë sipas ligjit. Por edhe po të ishte, edhe Deskovska është e mendimit se ai person ligjërisht ka kaluar gjithë filtrat e komisioneve dhe ka marrë pikët e mjaftueshme për tu bërë anëtar.

Lidhur me punësimet e fundit të fëmijëve dhe familjarëve të ngushtë të funksionarëve qeveritar, Mançevski paralajmëroi hetime për keqpërdorime eventuale, por megjithatë arsyetoi disa raste duke thënë se ata persona për vite me radhë i ka diskriminuar VMRO ja dhe nuk mund të përjashtohen tërësisht nga sistemi, vetëm sepse e kanë familje ndonjë funksionar.