Deskoska: Do të dërgojmë porosi serioze nëse mundësojmë funksionim të përhershëm të PSP-së

Ministrja e Drejtësisë, Renata Trenevska-Deskoska para raundit të sotëm të ri të negociatave për Ligjin për prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike deklaroi se mund të pritet përparim nëse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së janë të gatshëm t’i respektojnë rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, por nëse mbeten në qëndrimet e veta, atëherë nuk sheh shpresë se diçka e posaçme do të ndodhte.

Marketing

Ajo në deklaratë për mediemet, dhënë para konferencës “Angazhim i përbashkët për arritje më të mira në gjyqësi” edhe njëherë përsëriti se nuk dakordohet me atë se duhet të përfundojë misioni dhe puna e PSP-së, por se si shtet do të dërgojmë porosi serioze nëse mundësojmë funksionim të përhershëm të PSP-së.

“Rekomandimet të cilat i morëm janë shumë të qarta dhe janë bërë publikisht se atë që do ta vlerësojë komuniteti ndërkombëtar, do ta vlerësojë si hap pozitiv, por edhe si vendosshmëri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, është dërgimi i sinjalit se asnjë qeveri nuk duhet të frikësohet nga lufta kundër korrupsionit sepse secili lloj i veprimit të paligjshëm në suaza të cilës do qeveri duhet të jetë i ndëshkuar me organizim të prokurorisë publike e cila do t’i ndjekë kryesit e korrupsionit të lartë. Në ligjin tonë është vendosur si Prokurori speciale publike e cila do t’i ruajë kapacitetet dhe do t’i fitojë kompetencat dhe garancat e zgjeruarapër veprimin e vet të ardhshëm”, deklaroi Deskoska.

Ajo shtoi se do të bëjnë përpjekje që të arrihet shumicë prej dy të tretave në Kuvend për votimin e këtij ligji.

“Është çështje e grupeve të deputetëve dhe partive politike nëse do të duan t’u bashkangjiten proceseve eurointegruese apo prioritetin do ta vendosin në mbrojtjen e krimit në radhët e veta”, deklaroi Deksoska.

Edhe gjykatësja Margarita Caca Nikollovska konsideron se PSP duhet të vazhdojë të punojë në drejtim të përcaktimit të asaj çka ka qenë krim dhe të asaj çka nuk ka qenë krim.

“Nuk mund të pranojmë situata deri dje materialet e përgjuara të jenë një nga dëshmitë, ndërsa tani përnjëherë të sjellim vendim që ato dëshmi duhet të lihen anash”, deklaroi gjykatësja Caca Nikollovska.

Posaçërisht është me rëndësi, sipas saj, cili do organ që do të veprojë, të implementohen standardet e procedurës së drejtë.

Marketing