Ministria e Drejtësisë do të dëmshpërblejë të dënuarit padrejtësisht në rastin “Sopoti”, thotë ministrja e drejtësisë.

E pyetur nëse ministria ka para të mjaftueshme për kompensimin e dëmit të shkaktuar sopotasve pasi bëhet fjalë për shumë të lartë për shkak të mbi 10 viteve të kaluara në burg, Deskoska sqaron se pa marrë parasysh nëse Ministria e Financave ka ose nuk ka të holla të dedikuara për këtë qëllim, paratë do të gjenden.

“Nëse Ministria e Financave nuk ka të holla për momentin, atëherë do të nisim procedurë para Parlamentit për të marrë para nga buxheti qendror. Nëse ka raste të shkeljeve pa të drejtë të të drejtave të njeriut, ka apo nuk ka buxhet, paratë për kompensimin duhet të gjenden”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska.

Deskovska u ankua se prej se ka ardhur në krye të resorit të drejtësisë, vazhdimisht ka nënshkruar vendime dëmshpërblimi, për shkak të shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut dhe dënimeve pa bazë të bëra nga pushteti i kaluar.