Deskoska: Integrimi në BE është serioz dhe proces i gjatë

Hapja e datës për negociata për Maqedoninë e Veriut nuk do të thotë pranim i drejtpërdrejtë i shtetit në Bashkimin Evropian. Puna më masive për vendin tonë fillon me përmbushjen e standardeve evropiane, ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë dhe kjo është pikërisht mundësia që ne dëshirojmë.

Marketing

Integrimi në BE është një proces serioz dhe i gjatë që duam të fillojmë, tha ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në fjalimin e saj gjatë seancës së Sigurisë globale në rajonin e Mesdheut në kuadër të edicionit të 30-të të forumit Krans Montana në Gjenevë.

Një numër vendesh që kanë filluar negociatat me BE, tha Deskoska, ishin shumë më pak të përgatitur nga Maqedonia e Veriut në momentin, një vend që nuk kërkon hyrje të shpejtë në BE, vetëm një mundësi dhe mbështetje në reformat demokratike.

Siç deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë, Deskoska theksoi se vendi konsiderohet si një nga republikat më shpresëdhënëse nga ish-Jugosllavia në aspektin e procesit të integrimit në BE, por që mbeti e bllokuar në dhomën e pritjes së BE-së, kryesisht për shkak të çështjes së emrit.

“Në vitin 2009, vendi im mori një raport pozitiv nga Komisioni Evropian me një rekomandim për fillimin e negociatave, por ishte e nevojshme për të zgjidhur çështjen e emrit. Pritja ndikoi shumë negativisht për vendin tim, pasoi një krizë e rëndë politike dhe formimin e një qeverie të re, e cila qartë tregoi se pranimi në BE dhe NATO u kushtëzua nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve me fqinjët”, tha Deskoska.

Marketing