Deskoska: Kemi ulur shpenzimet për përmbarues dhe noter

Është bërë përparim i madh në mbrojtjen e qytetarëve nga kategoritë sociale por edhe në disa segmente tjera.

Marketing

Ky përparim do të mbarojë në qershor kur do të harmonizohen ligjet me kriteret që kërkohen në anëtarësimin në NATO dhe bisedimet me BE-në. Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në tribunën “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë”.

“E kemi përputhur normativën ligjore dhe nuk kemi hequr dorë nga ajo që ishte në programin tonë, për ndihmë shtesë për persona e rrezikuar social dhe mbrojtje të disa grupeve tjera, që të mos u bllokohen llogarit. Kemi bërë listë dhe sistem adekuat në të cilat personat që nuk marrin ndihmë të mos bllokohen për mospagesë të faturave komunale dhe këtu janë kufizuar shpenzimet për përmbarues të mos jetë më shumë se 20 për qind.”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Ajo theksoi se ka dalë Çmimorja e re, ku 16 pika të cilat më parë janë paguar, tani më përmbaruesit nuk kanë të drejtë t’i kërkojnë ato para.

“Një pjesë e madhe e shpenzimeve tjera, janë ulur për 50 për qind, disa edhe më shumë, për shkak se kemi vlerësuar se kanë qenë jo reale të ardhurat që i kanë fituar përmbaruesit”, u shpreh Deskoska.

Ajo përmendi ndryshimet në Ligjin për noterë ku parashihet që qytetarët nuk duhet të paguajnë taksë gjyqësore për nxjerrjen e urdhërpagesës për shpenzime komunale.

Deskoska potencoi tashmë nuk do të paguhen shpenzime shtesë, ku do të hiqen taksat gjyqësore, me qëllim të përmirësohen kushtet për jetesë të qytetarëve.

Marketing