Vendosja e procedurës transparente gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) dhe përcaktimin e kritereve që do të nënkuptojnë ndarjen e KSHPK-së nga politika, janë pjesë e risive të cilat i parasheh Propozim-ligji për parandalim të korrupsionit dhe përplasje të interesave.

“Një nga kriteret për zgjedhjen e anëtarit ose kryetarit të Komisionit Antikorrupsion është që personi të mos ketë ushtruar funksion politik në Qeveri, në Parlament, e as që të ketë qenë donator në ndonjë parti politike në 10 vitet e fundit”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para fillimit të debatit të sotëm për Propozim ligjin, duke shtuar se ata persona nuk duhet të jenë ngusht të lidhur me partitë politike.

“Janë përcaktuar kriteret si përvojë në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit, përvojë profesionale, por gjithsesi garancia e tyre është procedura për zgjedhje”, theksoi ajo.

Njëra alternativë që ekziston në tekstin ligjor, siç sqaroi Deskoska, parasheh procedura transparente në Kuvendin e RM-së për zgjedhjen e anëtarëve të KSHPK-së.

“Shoqatat e gazetarëve dhe organizatat joqeveritare të cilat punojnë në sferën e korrupsionit do të mund të nominojnë përfaqësues të cilët do të marrin pjesë në intervistimin e kandidatëve për anëtarë të KSHPK”, tha Deskoska dhe shtoi se kanë për qëllim që ta bëjnë procedurën transparente dhe opinioni të mund të shohë se cilët janë njerëzit të cilët janë kandiduar në këto funksione.

Zgjidhja ligjore parasheh përforcim të kompetencave të KSHPK, që do të nënkuptojë qasje deri te llogaritë bankare të personave të cilët janë bartës të funksioneve publike në lidhje me kontrollin e pasurisë.

“Parashikohen edhe bazat për financim të përforcuar të Komisionit Antikorruptues me qëllim që të mund t’i kryejë autorizimet e tij”, shtoi ajo.

Në pjesën e financimit të fushatave zgjedhore në zgjidhjen ligjore janë përmbajtur afatet në të cilat gjatë një fushate zgjedhore KSHNK do të duhet të prononcohet për parregullsitë eventuale në financimin e fushatave zgjedhore të ndonjë partie politike ose organizues të fushatës.

Në kontekst të asaj, Deskoska potencoi se përderisa bëhet fjalë për keqpërdorim të mjeteve buxhetore në fushatë, KSHNK do të ketë afate të shkurtëra për veprim, me qëllim që të mos përsëriten rastet kur kishte procedura të hapura para Komisionit, e nuk kishte përfundim gjatë fushatës zgjedhore.

Ky propozim-ligj për të cilin debatohet, siç tha ministrja e Drejtësisë, i bashkon Ligjin për ndalim të korrupsionit dhe Ligjin për ndeshje të interesave. Shtoi se risitë ligjore duhet t’i plotësojnë rekomandimet e GREKO-s, të Komisionit Evropian nga Pribe dhe grupi i tij i ekspertëve, si dhe nga ODIHR në pjesën e financimit të fushatave zgjedhore.

Ministrja e Drejtësisë shfaqi shpresë se Propozim-ligji menjëherë pas referendumit do të lëshohet në Kuvend dhe se procedurat kuvendore do të shkojnë në mënyrë më efikase për, siç shtoi, deri në fund të tetorit të ketë anëtarë zgjedhor të Komisionit.

Sipas Sllagjana Taseva nga “Transparensi Interneshënall” Komisioni Antikorruptues duhet të ketë qasje deri te të gjitha bazat e nevojshme të të dhënave dhe të mund të dorëzojë kërkesa deri te të gjitha institucionet, duke i përfshirë edhe bankat të cilat do t’i japin informacione për llogaritë bankare të bartësve të funksioneve.

“Verifikimi i gjendjes pronësore është i lidhur me verifikimin e përplasjes së interesit, sepse bartësit e funksioneve nuk i paraqesin interesat përfshirë pronësinë e kompanive të cilat më vonë paraqiten në procedura të ndryshme”, tha Taseva.

Ilina Mangova, drejtoreshë e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në hapjen e debatit theksoi se që të arrihet sukses në luftën kundër korrupsionit nevojitet të ketë verdikt politik.

Kushtëzimi për aderim në BE, siç tha, është treguar si faktor kyç për lëvizjen e këtij procesi, ndërsa këtu siç shtoi janë edhe faktori njeri dhe opinioni.

Në debatin publik për projekt-tekstin të Propozim-ligjit për parandalim të korrupsionit dhe përplasje të interesave që është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), marrin pjesë përfaqësues të in