Deskoska: Mbeten dallimet kryesore për ligjin për prokurori publike

Mbeten dallimet kryesore midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PPS-së, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Marketing

“Këto janë dallimet të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me vazhdimin e procedurave të filluara të PPS-së, shfrytëzimin e dëshmive të cilat janë grumbulluar në këto procedura gjyqësore dhe në fund përfundimin e procedurave me qëllim që të fitohet drejtësia në këtë vend”, tha Deskoska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas Konferencës Evropiane të sotme për ndërmjetësim që mbahet në Shkup.

Ajo tha se edhe në materialet e fundit të cilat i ka dorëzuar grupi i punës i VMRO-DPMNE-së nuk ka zgjidhje të pranueshme.
“Nuk pati diçka që në pjesën e kësaj çështje të hapur mund të ishte zgjidhje e përbashkët. Në këtë pjesë ajo që u dërgua nuk përkoi për zgjidhje e cila mund të vihej në ligj”, deklaroi Deskoska.

Marketing