Deskoska: Nuk do të insistojmë që Katica të jetë në krye të PSP-së

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ende po pret Propozimin nga VMRO-DPMNE-ja për ligjin për Prokurorin Publike Speciale, por thekson se nuk do të pranojë amnisti të fshehur.

Marketing

Në një intervistë për Faktor thotë se deri tani nuk ka pasur diskutime se kush do të jetë prokuror i ri në Prokurorin Publike Speciale, sepse për atë vendos Këshilli i Prokurorëve Publik. Në fillim të vitit Qeveria hartoi Propozim-ligjin për Prokurorin Publike me të cilën është rregulluar statusi, autonomia dhe kompetencat e PPS-së, me çka u dërgua në Kuvend. Nëse VMRO-DPMNE ofron një ligj më cilësor, për të cilin mund të sigurojmë konsensus por pa çështje të diskutueshme që dolën në debat deri më tani, ne jemi të gatshëm ta mbështesim shtoi Deskoska.

Nga ana tjetër nga VMRO-DPMNE-ja thonë se qeveria nuk dëshiron të miratojë një ligj që do të thotë drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët, duke shtuar se qeverisë i përshtatet që në këtë mënyrë të funksionojë, të bëjnë çfarë të duan dhe të menaxhojnë prokurorin.

I njëjti pushtet humbi kohë të çmuar për ligjin ku mbi 60% nga anëtarët që e kemi bërë dhe e kemi dhënë. Janë humbur gjashtë muaj ku i njëjti ligj të njëjtat reforma mundeshin të realizohen dhe implementohen. Deskoska e pranoi se Katica Janeva nuk ka kapacitet për të udhëhequr me atë institucion dhe se nuk insistojnë që Katica Janeva të udhëheq me PPS-në. Duhet të hapen hetime serioze, për të gjitha dyshimet dhe akuzat e saj, të gjitha dyshimet për punën e prokurorëve në PPS, theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski.

Marketing