Deskoska: Nuk duhet të ekzistojë ndalesë as për thirrje, as për organizim të bojkotit të referendumit

Nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistojë ndalesë në sistemin tonë juridik, as për thirrje, e as për organizim të bojkotit të referendumit. Vepra penale e cila interpretohej në opinion si bazë për ndalesë të organizimit të bojkotit të referendumit, sipas meje ka kuptim tjetër, tjetër kuptim juridik, gjegjësisht ndalon sjellje tjetër, thotë në intervistë për MIA-n ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ministrja shton se personalisht e shqetësojnë interpretimet e ndryshme të Kodit Penal.

“Më shqetësoi, për shembull, interpretimi i Kodit Penal që ishte zbatuar në akuzën e Gruevskit në vitin 2015 lexonte për Zaevin se kishte kryer dhunë ndaj funksionarëve më të lartë të shtetit, se kishte kryer dhunë ndaj tij. Atëherë u trondita nga ajo që dëgjova dhe nga ajo që lideri i opozitës akuzohet se gjatë bisedës me kryeministrin në kabinetin kryeministror, me bisedën kishte kryer dhunë ndaj tij. Pyetesha se si mund të jetë dikush monstruoz që të mund të trillojë interpretim të tillë të Kodit Penal dhe të trillojë akuzë të tillë”, thotë Deskoska.

Ajo thekson se është ithtare për interpretimin liberal të të drejtave dhe mendimeve të njeriut dhe se ato duhet të kenë përparësi në mbrojtje.

Në pyetjen se çka nëse nuk arrihet dalja e pritur. A do ta bëjë kthimi i pyetjes në Parlament Marrëveshjen me Greqinë kredibile, Deskoska u përgjigj se si juriste sheh tri rezultate të mundshme nga referendumi.

Intervistën e plotë me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska MIA do ta publikojë nesër.

evn