Deskoska: Nuk ka kurrfarë zhvendosje lidhur me dallimet për PSP-në

Nuk ka kurrfarë zhvendosje lidhur me dallimet midis pushtetit dhe opozitës rreth ligjit për prokurorinë publike, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, pas përfundimit të raundit të ri të bisedimeve për çështjet kyçe nga reforma e drejtësisë.

“Për Ministrinë e Drejtësisë nuk është e pranueshme vendosja e dispozitës në ligjin që do të thotë amnisti e fshehur”, ka thënë Deskoska nga hoteli “Meriot” ku duhet të mbahet konferenca për luftën kundër korrupsionit.

Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i procedurave të cilat tani më të filluara dhe përdorimin e dëshmive, gjegjësisht dy palët më së shumti kontestojnë për nenin 105 nga ligji që e rregullon vazhdimin e procedurave dhe fatin e dëshmive nga bisedimet e përgjuara.
Marrëveshja për këtë ligj është një prej kushteve për marrjen e raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

Takimi i ardhshëm i grupeve të punës është caktuar për të premten.