Deskoska: Nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot në Bruksel u takua me komisaren për drejtësi, të drejtat e konsumatorëve dhe barazi gjinore pranë Bashkimit Evropian, Vera Jurova.

Marketing

Siç kumtojnë nga shërbimi qeveritar për media në takim Deskoska sqaroi se Republika e Maqedonisë kalon nëpër një proces të reformave serioze në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Filluam skrining dhe për ne është shumë e rëndësishme të tregojmë rezultate të dukshme, sepse e dimë se Kapitulli 23 hapet i pari dhe se nuk kemi alternativë tjetër përveç BE-së”, tha Deskoska.

Eurokomisarja Jurova u interesua për dinamikën e zbatimit të agjendës reformuese të Qeverisë, dhe e ka theksuar gatishmërinë e Komisionit Evropian për mbështetje të procesit reformues.

Deskoska, është pjesë e delegacionit të Maqedonisë në Bruksel, ku prej dje filloi skriningu për Maqedoninë dhe Shqipërinë për përgatitjen e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

Marketing