Deskoska: Presim ekstradim të Gruevskit nga Hungaria

Ministria e drejtësisë e Maqedonisë është në pritje të përgjigjes nga autoritetet hungareze për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka fituar azil politik atje.

Marketing

Numri një i kësaj ministrie Renata Deskoska thotë se bazuar në praktikat e deritanishme nuk pret refuzim të kërkesës për ekstradim, pasi ekstradimi i fundit nga Hungaria është realizuar në shtator të këtij viti pa kurrfarë vërejtjeje.

“Ende nuk kemi marr kurrfarë përgjigje nga ministria kompetente në Hungari, megjithatë afatet për përgjigje nuk kanë kaluar, do të presim nëse do të marrim ose jo, nëse nuk marrim përgjigje brenda afatit do të lëshojmë urgjencë, këto janë procedurat standarde që realizohen.

Deri tani në asnjë rast Hungaria nuk ka refuzuar të ekstradoj asnjë person. Ekstradimi i fundit është realizuar në shtator të këtij viti dhe nuk kishim kurrfarë vërejtjesh as për procedurat gjyqësore e as për gjendjen e burgjeve, apo se ekziston ndonjë rrezik në Maqedoni. Shpresoj se në përputhje me praktikën e sajë Hungaria duhet të përgjigjet edhe në këtë rast”, tha Deskoska.

Marketing