Deskoska: Problemi për Ligjin për Prokurorinë nuk është Janeva

Guri i pengimit gjatë negociatave për Ligjin për Prokurori Publike nuk është Katica Janeva por kërkesa për mbylljen e procedurave të cilat kishin filluar nga PPS pas periudhës prej 18 muajve të parë dhe shkatërrimi i dëshmive të grumbulluara deri më atëherë. Kjo është çështja kyçe për të cilën ka dallime të mëdha, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Marketing

Çështjet e tjera, sipas Deskoskës, janë çështje për të cilat ka mejdan për bisedime, njofton Koha.mk
“Të rëndësishme janë parimet të cilat duhet të miratohen në ligj, ndërsa jo interesat personale apo përplasjet. Duke e pasur parasysh atë që ligji i ri parashikon se të dy prokuroritë – për krim të organizuar dhe PPS po bashkohen, është e logjikshme se të gjithë prokurorët mandati i së cilëve zgjat dhe të gjithë të punësuarit prej të dyja prokurorive të kalojnë në prokurorinë e re.

Katica Janeva nuk hyn në këtë paketë, pasi mandati asaj i skadon më 15 shtator. Por, kur flasim për persona konkretë, pavarësisht nëse janë prokurorë ose të punësuar në prokurori, duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse dëshmohet përgjegjësia e tyre penale, ata me vendim gjyqësor do të largoheshin prej vendeve të tyre të punës, pavarësisht se ku ligji parasheh se do ta vazhdonin karrierën e tyre. Deri në sjelljen e vendimit gjyqësor mbetet prezumimi i pafajësisë”, thotë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në intervistë për “Gazetën e pavarur”.

Takimi i fundit midis grupeve të punës së pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike u mbajt në korrik edhe pse pritej ato të vazhdojnë me punë nga fillimi i kësaj jave, kjo nuk ndodhi.

Seanca kuvendore për propozim-ligjin është caktuar për më 27 gusht, pas kthimit të deputetëve prej pushimit kolektiv. Për ligjin nevojitet shumicë prej dy të tretash gjegjësisht mbështetje prej 80 deputetëve.

Marketing