Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë, Renata Deskoska në një intervistë ekskluzive për Agjencin e Lajmeve Zhurnal, ka folur se deri ku është proceduara për tu dëmshpërblier të dënuarit në mënyrë të padrejtë për rastin e Sopotit, për mundësitë Kushtetuese dhe ligjore që të arrihet deri te dëmshpërblimi. Ajo midis tjerash ka folur edhe për mundësinë e rikthimit të rasteve të montuara politike në një proces të ri gjyqësor, nëse ka fakte të reja. Por, jo vetëm ministrja Deskoska ka folur edhe për reformat në gjyqësor dhe skrining procesin e Komisionit Evropian.

Intervistoi: Destan JONUZI

Zhurnal: Zonja Deskoska, çfarë po ndodh me rasti e dënuarve padrejtësisht të sopotasve? A do të dëmshpërblehen ato?

Deskoska: Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dënimet e padrejta dhe privimi nga liria në mënyrë të padrejtë llogaritet si shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kështu që, sipas Kushtetutës, është paraparë edhe dëmshpërblimi për njerëzit të cilët në mënyrë të padrejtë kanë qenë të privuar nga liria dhe kanë vuajturë dënim të padrejtë me burg.

Pas verifikimit se kemi të bëjmë me rast të privimit në mënyrë të paligjshme nga liria, të dënuarit që kanë vuajtuar dënimin në mënyrë të palifjshme i dërgojmë në process gjyqësor në të cilin gjyqi duhet të verifikojë vlerën e dëmshpërblimit.

Kjo është një procedurë e rëndomtë e cila po aplikohet, pasi që gjyqi është më kompetent në bazë të udhëzimeve dhe vlerësimeve të shkruara të rastit konkret, ta përcaktojë vlerën e dëmshpërblimit. Në bazë të një vendimi të till gjyqësor me përcaktimin e vlerës së dëmit, bëhet edhe pagesa e dëmshpërblimit.

Zhurnal: Ka raste të cilat karkaterizohen sit ë montuara poltike. A ka njerëz të cilët vuajn dënimin me burg për raste të tilla të montuara politike?

Deskoska: Opinioni kishte rasti të dëgjonte për ndërhyrjet e Qeverisë së kaluar në sistemin gjyqësor. Ato veprime ishin të vërtetuara edhe në Raportin e AKMIS (Sistemit automatic për menaxhim me lëndë gjyqësore).

Ne po luftojmë me pasojat e këtyre paraktikave të kaluara, por në ndërkohë nuk mund të dalim jashtë kompetencave tona. Sipas ligjit për veprimtari penale, nëse një person i caktuar vlerëson se është i dënuar në mënyrë të padrejtë, me dëshmi dhe fakte të reja, mund të shfrytëzojë mjete të jashtëzakonshme juridike, gjegjësishtë të hap edhe njëherë procesin gjyqësor për atë rast, pasi që bëhet fjalë për gjykime të plotfuqishme.

Zhurnal: Zonja Deskoska, cili është “ilaçi” që ta shërëojë nga kjo sëmundje sistemin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë?

Deskoska: Angazhimi im është që të bëjmë një gjyqësor të pavarur. Pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të përzihet, e as që të sygjerojë se si të zhvillohen proceset gjyqësore, dhe aq më pak të prjudikojë se si do të jenë vendimet gjyqësore.

Janë të nevojshme reforma, përforcim i mekanizmave të cilët do ta bëjnë sa më të vështirë ndikimin e politikës mbi sistemin gjyqësor. Në këtë drejtim po bëjmë edhe ndryshime dhe plotësime ligjore, ja në procedurë janë ndryshimet e ligjeve për gjyqet, Këshillin Gjyqësor, Prokurorin Publike dhe Këshillin e Prokurorve public. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi të vetëdijshëm se kredibiliteti personal është kyç për një gjyqësor të pavaruar, dhe kjo është një rrugë me dy kahje. Për këtë arsye shumë herë them se ndryshimi më i madh është ndryshimi i vetëdijes.

Zhurnal: Mund të ketë Maqedonia një system gjyqësor të pa ndikime politike, të pakorruptuar dhe të pavarur?

Deskoska: Ministria e Drejtësisë kohë më parë filloj përgatitjet për procesin e skrinigit me Komisionin Evropian. Ky është një proces në të cilin në detaje është analizuar funksionimi i sistemit tonë gjyqësor, me atë që rekomandimet që vijnë nga Evropa thonë se: “Nëse doni të jeni pjesë e familjes sonë, domosdo ti plotësoni standartet”.

Besoj se ky proces, me një mbështetje të fuqishme nga qytetarët, ndërsa kuptohet edhe nga të gjithë faktorët politik në shtet, mund të na ndihmojë që të ndërtojmë një sistem të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor, të barabartë për të gjithë.

Artikulli paraprakVuçiq për Maqedoninë: Rrugë të mbarë në NATO, ne nuk duam
Artikulli tjetërDASH -liderëve: Tejkaloni politikat partiake