“Kjo që po ndodh në Hungari ka qenë e pritur, ne kemi qenë të vetëdijshëm se së pari do t’i jepet prioritet procedurës për azil e më pas do të shqyrtohet kërkesa e ekstradimit. Kërkesa për ekstradim është e sqaruar me të gjitha argumentet dhe në rast se vendoset në bazë të të gjitha procedurave juridike, duhet të miratohet”, tha Deskoska sipas së cilës deri tani Republika e Maqedonisë nuk ka pasur kurrfarë problemi me çështjet e ekstradimit, ky nuk është ekstradimi i parë, gjitha kërkesat e tjera deri tani janë miratuar.

Deskoska udhëzoi gazetarët që të lexojnë ligjet hungareze.
Sipas saj Hungaria ka një ligj të ri që ka të bëj me azilin dhe i cili është shumë restriktiv dhe jep mundësin edhe të tërheqjes së vendimit për azil.

“Qeveria do të sjell vendim që të dorëzoj kërkesë për tërheqjen e azilit, për shkaqe që nëse vendimi është marrë në bazë të fakteve të cilat nuk janë ashtu siç duhet të jenë, shteti ka të drejtë ta tërheq vendimin për azil, gjegjësisht ta anuloj. Gjithashtu duke parë ligjin hungarez, do të shihni se ata që kërkojnë azil, në rast se njëkohësisht nuk marrin nënshtetësi apo vendqëndrim të përhershëm, vendimi i tyre për azil shqyrtohet në çdo tre vjet. Do të thotë, në rast se Gruevski nuk merre shtetësinë, atëherë edhe në rast se nuk merret parasysh kërkesa e Qeverisë, vendimi i tij do të shqyrtohet në çdo tre vite”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.