Deskoska: Veting, të largojmë gjykatësit që njollosin gjyqësorin

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska njoftoi se do të insistojë për vetting në radhët e gjykatësve dhe prokurorëve, në mesin e të cilave, sipas saj, ka persona që nuk mbajnë përgjegjësi për vjetërsimin e lëndëve, janë pasuruar në mënyrë të dyshimtë, janë përfshirë në krime dhe të ngjashme. Këto argumente, Deskoska thotë se do t’i shfrytëzojë për të bindur BE-në se vendi ka nevojë për vetting, edhe pse KE-ja e kishte vlerësuar pozitivisht legjislaturën e vendit dhe ishte shprehur kundër vettingut në gjyqësor.
Presim që Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit të fillojë procedurë serioze për verifikimin e listave anketuese të gjykatësve dhe në këtë mënyrë të shfrytëzohen dispozitat ekzistuese ligjore për vetting të gjykatësve në bazë të gjendjes së tyre pronësore. Gjithashtu, njoftoj se seriozisht do të diskutojmë me partnerët tanë evropian për vetting të plotë në gjyqësor dhe në prokurorinë publike. Presim prej tyre, në bazë të argumenteve që I kemi për situatatt që kanë ndodhur të marrim dritë jeshile për vetting, gjegjësisht kontrollim e gjykatësve që të mund t’I largojmë ata të cilët vërtetë e njollosin imazhin e gjyqësorit- deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Marketing
Marketing