Deskoska:Pastrimi i Gjyqësorit dhe Prokurorisë,i domosdoshëm

Ministrja e drejtësisë Renata Deskoska nuk deshi të komentoj SMS porosinë e prokurores Villma Ruskoska dërguar gjykatësve të Gjykatës së Apelit-Shkup në të cilën shkruan: “Nëse ti dhe Këshilli e keni liruar Katicën, ta dish se do tua shkund brekët të gjithëve në Këshill, me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, kurrë nuk do të hyjmë në BE. Nëse nuk është Këshilli yt, kërkoj ndjesë. Por nëse është, do ta shihni”.

Marketing

“Nga pozita e ministrit të drejtësisë nuk guxoj të komentoj vendime gjyqësore, raste apo deklarata. Po shihni se çka po ndodh në gjyqësor dhe prokurori dhe besoj se tanimë të gjithë jeni të vetëdijshëm se edhe atje nevojiten reforma”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

Marketing