Ministria e Drejtësisë po përgatit qendrën hetuese që do të funksionojë sipas modelit të qendrës hetuese të PSP-së.

“Kjo qendër është pjesë e masave për përmirësimin e luftës kundër korrupsionit që është qëllim i skriningut të BE-së ndaj institucioneve në vend dhe procesit të reformave. Statusi i PSP-së gjithsesi do të zgjidhet në një tjetër moment përmes bisedave me opozitën, sepse për ndryshimet ligjore nevojiten 2-3 e votave në Kuvend. Për të njëjtën arsye ka vonesa edhe në Ligjin për prokurori publike, përderisa ka pajtueshmëri për ndryshime në Kodin Zgjedhor”, thotë Deskovska.

Ajo shton se Ligji për gjykatat dhe Ligji për këshillin gjyqësor, së shpejti do të nxirren për debat publik dhe do të dërgohen si paketë në kuvend. Në vjeshtë do të hapet konkursi në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë dhe do të kompletohet Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Ligji për zgjerimin e kompetencave të këtij komisioni, me kompetencën e re të kontrollit të financimit të partive politike dhe të pronave të funksionarëve, tashmë është në debat publik që nga e enjtja. Këto reforma do të japin sinjal për gatishmërinë e Maqedonisë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Kriteret e ashpra nuk duhet të na frikësojnë sepse janë kritere përmes të cilave kanë kaluar të gjitha vendet anëtare.