Destani demanton ASH-në: Nuk e kam ndërmend të merrem me politik

Çaste më parë mediume të afërta me opozitën shqiptare kanë lanësuar një lajm se Lazim Destani do të jetë kandidati i opozitës shqiptare ASH-AAA për Komunën e Tetovës.

Marketing

Siç mëson ekskluzivisht gjurme nga burime mirë të besueshme, demantojnë lajmet e tilla, ku edhe e quajtën “fake news”. Gjithashtu, po ky burim thotë që z.Destani nuk e ka në planë të merret me politik, sepse ai i është përkushtuar biznesit të tij me kompaninë “Ecolog”.

“Demantojmë fuqishëm informacionet e plasuara në media ku thonë që z.Destani do të jetë kandidat për kryetar komune i ndonjë subjekti politik. Për momentin ai i është përkushtuar biznesit dhe as që ka menduar t’i futet politikës”, thonë nga Lazim Destani.

Më tej ata shtojnë se nuk duan që subjektet politike të “lakojnë” emrin e tij për përfitime të politikave ditore. Ndryshe skena politike në Maqedoni është duke u “nxehur” për zgjedhjet lokale edhe pse është herët deri në muajn tetor.