Detaje nga aksioni në Ministrinë e Brendshme, 8 zyrtarë të arrestuar, abuzime me tenderin 25 mln euro

Zbardhen detaje të reja nga aksioni në zyrat e Ministrisë së Brendshme dhe banesat e zyrtarëve të kësa ministrie. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se deri më tani janë arrestuar tetë zyrtarë, ndërsa një është në “arrest shtëpie”.

Marketing

Mes të dyshuarve është edhe drejtoresha e blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari. Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Lala, bëhet fjalë për tenderin e uniformave që kap vlerën e 25 milionë eurove, me të cilin dyshohet se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë abuzuar.

Deri më tani, policia ka ushtruar kontrolle, me vendim të gjykatës, në banesat e shtetasve Edlira Naqellari, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani,Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Tenderi është dhënë në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj, ndërsa është kallëzuar në vitin 2020 nga Grupi Parlamentar Demokrat, përkatësisht nga Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.