Në aksionin e koordinuar mëngjesin e së shtunës që e ka zbatuar policia në më shumë lokacione në Shkup janë arrestuar dhjetë burra të gjithë nga Shkupi, anëtarë të mundshëm të grupeve kri minale të cilët vepropjnë në territorin e SPB- Shkup. Këtë e deklaroi Suzana Pranjiq- Talevska, shefe e Departamentit për informacion me karakter publik në MPB, informon KOHA.

“Në bazë të urdhrave gjyqësor të kryer gjatë kontrolleve në 34 lokacione te gjithsej 32 persona në vendbanimet Gjorçe Petrov, Gërçec, Çento, Haraçinë, Çair, Butel, Vizbeg, Bardovcë, Studençian dhe Qendër, me qëllim sigurimin dhe gjetjen e provave materiale të cilat dalin nga veprat e kryera penale. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe marrë automjete, pistoletë, pushkë, karrikatorë për municion, plumba të kalbirit të ndryshëm, jelek antiplumbë, kompjuterë, USB, pajisje për video mbikëqyrje, material pluhuri, telefona celular me sim -kartelë, para në monedha të ndryshme…”, ka thënë Pranjiq- Talevska.

Para dhe gjatë kohës së aksionit, për shkak të dyshimit për involvim në më shumë vepra penale nga liria janë privuar personat F.L (47) nga f. Gërçec, komunë e Sarajit, M.L (38) nga f. Gërçec, E.P (43) nga fshati Haraçinë, B.A (34) nga f. Haraçinë, SH.M (28) nga f. Haraçinë, Sh.M (34) nga f.Haraçinë, Q.L (28) nga f. Gërçec, N.S (56) nga fshati Gërçec, I.S (29) nga f. Gërçec dhe J.S (30) nga f. Gërçec.

Të arrestuasrit ngarkohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, rrezikim të sigurisë ndaj personit zyrtar, si dhe dyshime për përfshirje në kryerjen e veprave penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në përdorim të dro gave nar kotike, substancave prsiotrope dhe prekursorëve” dhe “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tra fikim me ar më ose materiale spërkatëse”.