Policia ka dhënë detaje lidhur me dasmën e cila u ndërpre mbrëmë në Haracinë, për të cilën informoi TV SHENJA.

“Më 22.10.2020 rreth orës 21:00 policët nga SPB Shkup dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kryen kontrolle në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, në një objekt hotelierik në fshatin Haraçinë. Kështu, në një objekt është mbajtur një festë familjare (dasmë), ku ishin të pranishëm 200 persona. Parashtrimet e duhura do të dorëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Brendshme për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Covid-19”, kanë bërë të ditur nga MPB.