Detaje rreth aksidentit fatal në rrugën Veles-Shtip

Njëzet e nëntë vjeçari i furgonit të mallrave “krafter folsvagen” nga Shkupi humbi jetën në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë pasi u përplas me një autobus udhëtarësh me targa të Kratovës. Shoferi i autobusit, 37- vjeçari K.K nga Kumanova, ka marrë lëndime të rënda trupore. 18 pasagjerëve të autobusit i është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin e Velesit ndërsa katër, përveç shoferit me lëndime të rënda, janë mbajtur në spital. Aksidenti ndodhi rreth orës 19.50 minuta në rrugën magjistrale Veles-Shtip para unazës për në Novo Sellë.

Marketing

Shoferi me lëndime të rënda ka qenë i bllokuar në autobus prej të cilit është nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve dhe pasi i është dhënë ndihma e parë mjekësore është transportuar për në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, informojnë për MIA-n nga Territori i Departamentit Zjarrfikës nga Velesi, të cilët i kanë nxjerrë pasagjerët e lënduar nga autobusi.

Shoferi i furgonit të mallrave, cili ka humbur jetën, nga automjeti i cili është shkatërruar tërësisht, zjarrfikësit e kanë nxjerrë një orë e gjysmë, dhe më pas trupi është dorëzuar për autopsi pas urdhrit të prokurorit publik i cili ka bërë hetimin së bashku me policinë.

Sipas deklaratës që dha Ortopedi dr. Lupço Leov nga Reparti i Kirurgjisë në spitalin e Velesit, shoferit të lënduar rëndë i është bërë tomografi kompjuterike dhe priten rezultatet, ndërsa 18 pasagjerëve të lënduar, të cilët kanë marrë lëndime të lehta pas dhënies së ndihmës mjekësore, vetëm katër janë mbajtur në spital ndërsa të tjerët janë dërguar në mjekim në shtëpi.

Të lënduarit kanë qenë familje me fëmijë dhe kanë udhëtuar për pushime në Bullgari. Ka pasur udhëtarë nga Kërçova, Gostivari dhe Velesi.

Policia punon në konfirmimin e arsyeve të aksidentit rrugor. Nga SPB Veles priten rezultate shtesë lidhur me aksidentin.

Marketing