Detajet TRONDITËSE se si burri masakroi me thikë gruan dhe kunatën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg për Gazmend Mustën, i cili pasditen e dy janarit i mori jetën gruas dhe kunatës së tij për motive të dobëta.

Marketing

Gruas, Gentjana Çaushaj dhe kunatës së tij, Milisa 18 vjeçe, ai i mori jetën duke i goditur me thikën e bukës në sy të dy fëmijëve të mitur, 7 dhe 3 vjeç

Ndërsa dokumenti i ekspertizës mjeko-ligjore, i publikuar nga Ora News, zbulon detaje shokuese, për mënyrën se si Musta ka goditur gruan dhe kunatën e tij.

Vrasja ne divan
32 vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

“Në dhomën e ndjenjes në divan u gjetën trupat e pajetë të Gentjanës dhe të Milisa Çaushajt. Tek të dyja u vërejtën plagë të shumta trupore me rrjedhje gjaku. Njolla gjaku u vërejtën dhe në një çarçaf dhe dy batanije.

U masakruan me thike buke
Ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.

Ne dokumentin e prokurorise shkruhet se nga kqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, tek kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën:

-plagë shpuese në gjoks

-dy plagë shpuese në gjirin e majtë

-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

-një plagë shpuese në krah të majtë

-dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë

-dy plagë shpuese në pjesëne poshtme të barkut në të majtë

-dy plagë shpuese në kurriz

-një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.

Tek kufoma e Milisa Çaushaj (18 vjeçe) u vërejtën:

-dy plagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit

-një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit

-dy plagë në gjirin e majtë

-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

-një plagë tjetër në gjirin e majtë

-një plagë në parakrah të majtë

-një plagë tjetër në krah të majtë

-plagë në pjesën e sipërme të krahut të majtë

-dy plagë në 1/3 e poshtme të krahut të djathtë

-një plagë shpuese në bërrylin e djathtë

-dy plagë në 1/3 e kofshës së majtë

-plagë tjetër në pjesën anësore të kofshës së majtë-plagë në kërcirin e këmbës së majtë

-plagë në kurriz midis shpatullave-plagë në ijen e majtë.

Shkaku?
I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikën kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij.

“I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se cfarë bëri” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Ma bej hallall
Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë “t’ia bënte hallall dhe se do të piqeshin në botën tjetër”

U kerkoi policeve te kujdesen per femijet
Rreth orës 17:00 me fëmijët në makinë Gazendi ka shkuar në stacionin e policisë së Ballshit për t’i njoftuar se kishte vrarë bashkëshorten dhe kunatën e tij në banesë. Me vete kishte dhe një thikë që e hodhi në tokë. Ai u kërkoi policëve të interesoheshin për mirëqënien e fëmijëve të tij të mitur.

Çfarë i tha policisë?
Vrasjen e bëri ngaqë bashkëshortja i kërkoi që pasdite të shkonte bashkë me të motrën tek banesa e prindërve të saj në Drizar, Mallakastër. Ai nuk ishte dakord që ajo të shkonte atje, për këtë kanë debatuar me të madhe në familje, rreth orës 16:30, pas kësaj mori një thikë kuzhine dhe u qëlloi të dyjave, aty ku gjendeshin në divan, kjo ndodhi në prani të dy fëmijëve.

Sherret ne familje
Gentjani kishte qenë në Greqi për të punuar dhe kishte 6 vjet që ishte kthyer
Mes çiftit kishte pasur dhe më përpara konflikte. Nga sa zbulohet nga dëshmitë, Gazmendi donte të bënte gjithmonë të tijën dhe shpesh e kufizonte dhe të dite. Madje në një moment Gentjana është larguar nga shtëpia duke hezituar të kthehej por me këmbënguljen e Gentjanit ishte kthyer.

Vëllai i viktimave ka treguar se “herë pas here Gazmendi nuk e linte Gentjanën të dilte nga shtëpia, e fyente dhe i ofendonte të motrën. Këmbëngulte gjithmonë të “bëhej e tija”

Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndaj tij rëndon akuza vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare 2 herë, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal

Marketing