Dezinfektimi i rrugëve në Komunën e Likovës

Që nga orët e para të ditës së sotshme, Komuna e Likovës përmes NKP “Pisha” , po kryen për herë të dytë dezinfektimin e rrugëve në të gjitha vendbanimet e territorit të komunës.

Marketing

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi apelon te qytetarët që mos të dalim pa nevojë dhe të respektohet ora policore dhe të gjitha rekomandimet e tjera nga Qeveria.

“Shëndeti mbi gjithçka tjetër” ka shkruar në Facebook profilin e tij, Arifi.

Ndryshe Komuna e Likovës gjatë fundjavës është në orë policore prej në 16:00 deri në 5 paradite.