Me intensifikimin e fushatës për referendumin e ardhshëm për Marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë, përforcohen edhe dezinformata të ndryshme dhe spekulime.

Një ditë pas ditës së hapur të trajnimit të forcave tokësore të SHBA-së në poligonin e armatës “Krivollak”, në rrjetet sociale u paraqitën informacione se në këtë poligon, do të përdoret municion me uranium të varfëruar, i cili është i rrezikshëm për shëndetin.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska menjëherë doli me përgënjeshtrim për këto informacione,
duke i quajtur të rreme.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska menjëherë doli me përgënjeshtrim për këto informacione,
duke i quajtur të rreme.

“Gënjeshtrat famëkeqe nuk janë të dobishme. Qytetarët të mos u nënshtrohen lajmeve të rreme në
prag të referendumit të ardhshëm dhe zyrtarizimit të anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Shekerinska
në profilin e saj në Fejsbuk.

Me reagim doli edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila rreptësisht i përgënjeshtroi spekulimet të cilat
shpërndahen në rrjetet sociale se në poligonin Krivollak do të zhvillohet gjuajtje me bomba të cilat
përmbajnë uranium të varfëruar.

“Ministria e Mbrojtjes me shumë përgjegjësi pohon se as stërvitjet dhe as trajnimet aktuale dhe të
ardhshme të partnerëve tonë nga NATO në poligonin Krivollak nuk janë të rrezikshme për shëndetin
e qytetarëve, e as do të shfrytëzohen bomba me uranium të varfëruar”, thuhet në reagimin e MM.

Më tej theksohet se “gënjeshtrat e tilla kanë për qëllim ta nxisin mosbesimin te qytetarët në NATO
dhe janë në funksion të fushatës negative për referendumin e ardhshëm”.

Në të njëjtën kohë, intensifikohen edhe spekulimet edhe në lidhje me politikën e jashtme të vendit,
më konkretisht për mosmarrëveshjet në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari. Dojçe vele në analizën e
djeshme pohon se tentativat për krijim të tensioneve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë për qëllim
ta bllokojnë rrugën e Shkupit ndaj NATO-s, ndërsa në dobi të Rusisë.

Kornelija Ninova reagoi e para dhe i bëri thirrje kryeministrit Borisov “të heq dorë nga politika e
pajtueshmërisë së heshtur me deklarata të tilla, sepse më vonë kjo mund t’i kthehet si bumerang Bullgarisë”.

Pozicioni i tillë i PSB-së është vazhdimësi e qëndrimit të tyre prej para dy muajve, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Atëherë socialistët bën thirrje që Bullgaria ta kushtëzojë mbështetjen e saj për fillim të bisedimeve të Shkupit me BE-në “me garanci se ndryshimi i emrit nuk do të sjellë pretendime territoriale”.

“Nëse dikush ka interes nga intensifikimi i tensioneve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe me atë të pengohet inkuadrimi i Shkupit në NATO dhe ta anulojë fillimin e negociatave me BE-në, ajo është Rusia. Para disa javëve Greqia dëboi disa diplomatë rusë për shkak të përpjekjeve të tyre ta minojnëmarrëveshjen me Maqedoninë dhe të provokojnë protesta.

Zaev kumtoi për skemën e zbuluar për ndihmë financiare të tifozëve të futbollit në Maqedoni, të cilët është dashur të organizojnë trazira kundër marrëveshjes me Athinën, ndërsa paratë kanë ardhur nga milioneri rus-grek Ivan Savidis, publikoi Dojçe Vele në analizën e korrespondentit të tij nga Sofja, Ivan Bedrov, të quajtur “Kush dhe
pse dëshiron t’i hidhërojë Maqedoninë dhe Bullgarinë?”

Pas nënshkrimit të Marrëveshjet mes Maqedonisë dhe Greqisë dolën edhe informacione të ndryshme rreth përmbajtjes së saj. Kundërshtarët e marrëveshjes pohojnë se popullata e Maqedonisë me të do ta humb identitetin e tij, ndërsa Qeveria bind se me marrëveshje përkundrazi identiteti i Maqedonisë përforcohet, dhe se më nuk do të ketë pengesa
për qëllimin strategjik të vendit e ajo është anëtarësimi në strukturat euroatlantike.

Fushata, për referendumin e ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator, konform ligjit fillon nga dita e shpalljes së tij.