Dhimbjet e muskujve të kraharorit/ Zbuloni çfarë i shkakton dhe si trajtohen

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës. Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar.

Marketing

Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga shkaqet më të zakonshme që j’ua shkaktojnë këtë parehati. Këto dhimbje mund të variojnë që nga dëmtimet e kraharorit, infeksionet apo probleme me organet e brendëshme. Më poshtë gjeni të listuara disa nga shkaqet kryesore që e provokojnë këtë gjendje.

Dëmtimet e kraharorit
Dëmtimet e brinjëve apo të zonës së gjoksit mund të jenë nga më të dhimbshmet, në varësi të shkallës së dëmtimit. Nëse keni përjetuar trauma të forta fizike si rënie apo përplasje të forta kjo me siguri do t’ju shkaktojë probleme. Edhe kollitjet e fuqishme në shumë raste krijojnë dhimbje ose djegie brenda në kraharor. Gjithashtu personat që kanë kryer operacione në ate zonë herë pas here mund të ndjejnë dhimbje të plagës.

Trajtimet
Trajtimet për këto dëmtime variojnë sigurisht nga masa e dhimbjes dhe dëmit të shkaktuar në trup. Kur bëhet fjalë për dëmtime apo djegie të vogla të kraharorit, ato mund të trajtohen fare lehtë në shtëpi. Mjafton të merrni pak akull dhe ta aplikoni në zonën nga ku vjen dhimbja për 20 minuta. Kjo metodë do të ndihmojë në qetësimin e kësaj pjese të trupit dhe do të largojë ndjesinë e dhimbjes. Në rastet kur dhimbja është akoma e fortë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, atëherë është e rendësishme të shkoni tek mjeku.

Tërheqja muskulare
Është e mundur që muskujt e kraharorit të tërhiqen dhe të shkaktojnë dhimbje të mëdha. Kjo varet edhe nga muskuli që dëmtohet për këtë shkak dhimbja mund të shfaqet vetëm në një anë. Këto dhimbje mund të shkaktohen nga ngritja e peshave të mëdha gjatë punës apo ngritja e peshave në palestër.

Trajtimet
Tërheqjet muskulare zakonisht qetësohen kur pushoni. Një ndihmesë mund të jetë aplikimi i akullit në zonën ku ndjeni dhimbje dhe qëndrimi shtrirë. Gjithashtu qetësuesit natyralë si çaji i kamomilit mund të ndihmojë në zvogëlimin simptomave.

Cikli menstrual
Tek femrat një nga arsyet e provokimit të dhimbjeve të zonës së kraharorit dhe barkut është cilki i përmuajshëm menstrual. Fluksi i madh i hormoneve që shfaqen gjatë ciklit mund të shkaktojnë fryrje të kraharorit dhe ngurtësim të tij.

Trajtimet
Një nga këshillat që jepen për këtë simptomë është të konsumoni shumë ujë në mënyrë që të relaksoni kraharorin. Kjo dhimbje mund të zgjasë një apo dy javë dhe zakonisht qetësohet me kohën. Në çdo rast nëse dhimbjet që përjetoni janë të forta këshillohet të konsultoheni gjithnjë me mjekun tuaj./AgroWeb.

Marketing