Dhjetëra familje të izoluara nga uji në Lezhë

Reshjet intensive të shiut kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Lezhës.

Marketing

Që prej pasdites së djeshme ka pasur prezencë të reshjeve të dendura të shiut në të gjithë territorin e qarkut të Lezhës ku si pasojë nuk kanë munguar problematikat. Gazetari i oranews tregoi zonat më problematike janë Zadrima, Torovica dhe zona e Gjormit.

Duke iu referuar raportimeve të bëra ditën e djeshme Hila tregoi se 205 ha tokë bujqësore janë nën ujë dhe me dhjetra familje kanë mbetur të izoluara që prej ditës së djeshme pasi niveli i ujit ka arritur 50 cm.

” Si shkak i daljes nga shtrati i kanalit të ujërave të larta janë përmbytur rrugët si dhe 10ha tokë duke bërë që dhjetra familje të jenë të izoluara që prej ditës së djeshme pasi niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm dhe është e pamundur lëvizja, fatmirësisht nuk kemi depërtim të ujit në banesa”, raporton gazetari.

Në disa zona është kryer një ndërhyrje emergjente, por duket se pa rezultat për shkak të pranisë së ujit.

“Janë bërë disa ndërhyrje emergjente por këto ndërhyrje nuk i japin zgjidhje kësaj problematike pasi këto ndërhyrje duhet të ishin bërë në stinën e verës dhe jo tani”.

Marketing