Dhjetra emigrantë afrikanë shpëtohen në Detin Mesdhe

Dy organizata bamirëse franceze shpëtuan 81 emigrantë të tjerë në ujërat pranë Libisë të dielën, duke sjellë numrin e emigrantëve të shpëtuar në det që nga e premtja në 211. Organizatat Mjekët pa Kufij dhe Open Arms kanë kërkuar të ankorohen në Itali, por kërkesat e tyre jan hedhur poshtë nga Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.

Marketing

Organizatat Mjekët pa Kufij dhe SOS i Mesdheut bashkërisht drejtojnë anijen e shpëtimit me flamur norvegjez të quajtur Ocean Viking, e cila shpëtoi të dielën dhjetëra sudanezë, përfshirë 81 vetë që lundronin në një gomone të dëmtuar.

Ndërkohë, organizata humanitare spanjolle Open Arms tha se ka 160 emigrantë në bordin e anijes së saj të shpëtimit, duke përfshirë tre të cilët kanë nevojë për “kujdes të specializuar mjekësor”.

Themeluesi i organizatës Open Arms, Oscar Camps bëri një thirrje tjetër të dielën drejtuar qeverive evropiane për ndihmë, veçanërisht Italisë, ku ndodhet porti më i afërt i sigurt.

Por Ministri i Brendshëm ultra i djathtë i Italisë Matteo Salvini tha se Italia nuk është “e detyruar ligjërisht dhe as nuk është e gatshme të marrë emigrantë klandestinë të paidentifikuar”.

“Dje dhe sot, ndërkohë që unë jam akoma ministër, kam nënshkruar dy dekrete që ndalojnë hyrjen në ujërat italiane të dy anijeve të OJQ-ve, të cilat po transportonin qindra emigrantë, pasi ne kurrë nuk do të ndryshojmë mendim për këtë. Një OJQ spanjolle dhe një OJQ norvegjezekanë marrë mesazh nga ne që shkojnë në Spanjë ose në Norvegji, të mos vijnë në Itali sepse ne nuk jemi kampi i refugjatëve për Evropën’. Njerëz të tjerë po më kritikojnë mua, por kujt i intereson kjo?”

Italia është ankuar se ka bërë më shumë se sa vendet e tjera të Bashkimit Evropian në lejimit të e zbarkimit të emigrantëve në portet e saj dhe dëshiron që vendet e tjera të BE-së të bëjnë më shumë për të ndihmuar.

Mijëra emigrantë nga Afrika përpiqen të arrijnë brigjet e Bashkimit Evropianë nga Libia çdo vit. Ata që nuk shpëtohen nga organizatat humanitare, ngelen të pasigurt në det ose kapen nga roja bregdetare libiane dhe kthehen në Libi ku mbahen në qendra të paraburgimit.

Disa nga këto ndërtesa ndodhen ne rajone ku po zhvillohen luftime mes qeverive rivale në Libi. Një raketë goditi një nga këto qendra ndalimi jashtë Tripolit në korrik, duke vrarë 53 vetë.