Dhoma e Lordëve në Britani miraton ligjin për shtyrjen e Brexit

Dhoma e Lordëve miratoi përfundimisht sot tekstin e ligjit që synon të bllokojë një dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, duke i shkaktuar një tjetër humbje kryeministrit, Boris Johnson që i kundërvihet një iniciative të tillë.

Marketing

Ky legjislacion, që i kërkon Johnsonit të kërkojë tek Brukseli një shtyrje me tre muaj të Brexit të parashikuar më 31 tetor, do të hyjë në fuqi të hënën pas miratimit nga mbretëresha Elizabeth.

Marketing