Dhoma senzorike në tre shkolla fillore të Çairit

Sot në mbledhjen e kolegjiumit të Komunës së Çairit u vendos që në dy shkollat fillore: Liria dhe Hasan Prishtina të instalohen dhoma senzorike për të mundësuar kushte më të mira për nxënësit me pengesa në zhvillim.
Dy dhomat senzorike bashkë me atë të shkollës fillore “Imri Elezi” e cila është në përfundim e sipër, do të mundësojnë zhvillim më të lehtë dhe bashkëkohor të procesit arsimor për fëmijët me pengesa në zhvillim, si dhe lehtësim të punës së mësimdhënësve në këto shkolla.

evn