“Dhuna në Qendër” shtyhet për më 17 shtator

Më 17 shtator vazhdon gjykimi për çështjen “Dhuna në Qendër” , për shkak të ndryshimit të avokatit të njërit prej të pandehurve. Me kërkesën e avokatit për t’u njohur me çështjen, gjykatësi Dusan Josifov e shtyu seancën dëgjimore.

Marketing

Në seancën e fundit, përkundër indikacioneve të mbrojtjes, gjykatësi e lejoi ekspertin nga Serbia të shpjegojë se si i shqyrtoi materialet.

Në këtë çështje të iniciuar nga ish-PSP, e cila tani udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit, janë akuzuar disa persona, përfshirë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski (aktualisht në arrati në Hungari), ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeten e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangelova dhe pjesëmarrës të tjerë në protestat e dhunshme para Komunës së Qendrës në vitin 2013.