Me dëshminë e kryetarit të komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për dhunën para ndërtesës komunale më 10 qershor 2013.

Seanca paraprake që ishte caktuar më 16 tetor, ishte anuluar për shkak të mungesës së të akuzuarit Aleksandër Brajkovski i cili deri te gjykata ka dorëzuar parashtresë se në atë periudhë ka pasur të caktuar seancë në komunën e Gazi Babës, ku dhe ka qenë këshilltar.

Ndaj kësaj ka reaguar prokurorja Fatime Fetai e cila ka thënë se arsyet për mungesën e Aleksandrit, nuk janë të arsyeshme dhe janë me qëllim të prolongohet gjykimi. Ajo ka propozuar gjykatësi të urdhërojë arrestimin e dhunshëm të Brajkovskit.
Në lëndën e PSP-së, “Dhuna në Qendër” të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, deputetja Daniella Rangellova dhe 11 persona tjerë.

Artikulli paraprakLinjë ajrore Shkup–Athinë nga e enjtja
Artikulli tjetërJa për sa lirohen derivatet e naftës