Aleksandar Janevski- Toshta, i akuzuar për tentim vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela ka dalë nga burgu i Shutkës, ka thënë për “Makfaks” avokati i Toshtës, Bojan Vanevski.

Këshilli gjyqësor ka pranuar ankesën e avokatit të Toshtës sipas të cilit, klientit të tij seriozisht i është rrënuar shëndeti pasi në seancën e fundit i ishte përkeqësuar gjendja ku dhe u dërgua në spital.