Edhe këtë verë ajo qëndroi afër fansave të saj, jo vetëm me koncerte, por edhe projekte muzikore.

Dhurata Dora para një muaji lansoi ‘Jake Jake’, një nga këngët që u dëgjua më së shumti, duke qenë një nga hitet e kësaj vere.

Këtë e dëshmon edhe numri i klikimeve në kanalin ‘Youtube’, ku për një muaj ajo mblodhi mbi 20 milion sosh.