Dhurata Dora dhe Noizy gati për një projekt të përbashkët muzikor?

Duket se Noizy dhe Dhurata Dora i kanë bashkuar idetë për projektin e radhës muzikor.

Marketing

Menaxheri i koncerteve të Dhurata Dorës në llogarinë e tij në Instagram e ka publikuar një fotografi e cila i ka çuar fansat deri tek dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes Dhuratës dhe Noizyt, shkruan lajmi.net.

Në foton e postuar shihet ai me dy këngëtarët të cilët po konsiderohen si ndër më të suksesshmit bazuar në hitet që kanë sjell ndër vite.

Noizy po as Dhurata nuk kanë bërë të ditur diçka konkrete mirëpo pritet që shumë shpejtë të mirret vesh se çfarë po zihet mes dyshes e çfarë po fshihet pas kësaj fotografie.