Dhurata e sjell në Shqipëri për të xhiruar videoklipin, reperi algjerian tani flet edhe shqip

Reperi algjerian ka kaluar disa ditë në Shqipëri dhe i rrethuar nga shqiptarë.

Marketing

Dhurata Dora dhe Soolking gjatë ditës së sotme do të publikojnë me videoklip këngën e tyre të shumëpritr, Zemër.
Kënga e cila është në gjuhën shqipe dhe franceze, ka ditë që po qarkullon nëpër internet dhe fansat po e pëlqejnë aq shumë, saqë pritet të shndërrohet në një hit të vërtetë.

E videoklipi për këtë këngë është realizuar në Shqipëri, skenat për të cilin kanë xhiruar të dy artistët.

Në një postim të Dhuratës ku tregon se kënga tanimë mund të dëgjohet në platformat muzikore dhe se sot do të dalë edhe në Youtube, vërehet një koment i Soolking në gjuhën shqipe.
Ai shkruan: “Ju dua ok”, duke etiketuar Dhuratën në koment