Di Maria: Ne e merituam finalen

Angel Di Maria ka deklaruar se PSG e ka merituar finalen e Ligës së Kampionëve.

Marketing

Skuadra franceze do të luajë për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të presë fituesin e takimit Bayern Munich – Lyon.

“Ne i ‘hëngrëm’ ata nga minuta e parë, do të jetë e vështirë të flemë deri në finale”, ka deklaruar Di Maria.

“Ne punuam shumë në gjithë ndeshjen dhe treguam që e merituam të jemi këtu. Nuk ka rëndësi me kë do ta takohemi, mes Bayern ose Lyon, ne do të japim gjithçka nga vetja”.

Di Maria në këtë ndeshje shënoi një gol dhe realizoi dy asistime.

Marketing