Dialog për “Vetingu – opsion i imponuar apo i realizueshëm”

Në organizim të Institutit për çështje evropiane – Shkup (EPI) sot do të mbahet dialog për politika “Veting – opsion i imponuar apo i realizueshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Në forum janë ftuar përfaqësues nga sistemi i jurisprudencës, nga Ministria e Drejtësisë, Shoqata e gjykatësve, nga partitë politike, përfaqësues nga organizatat qytetare të cilat punojnë në fushën e jurisprudencës si dhe nga misionet diplomatike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Qëllimi i këtij dialogu është të sigurohet diskutim i hollësishëm për natyrën dhe pasojat nga procesi i vetingut, duke pasur parasysh standardet evropiane për jurisprudencën dhe përvojat në rajon dhe të kontribuojë për vlerësim të nevojës për kontroll të jurisprudencës në vend në dritën e standardeve evropiane dhe mësimet shkencore.

Dialogu zbatohet në suaza të projektit “Partneritet Justicia: Kthimi i besimit të qytetarëve”, të cilin e zbatojnë Instituti për politika evropiane dhe Asociacioni ZENIT, ndërkaq është financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut.

Projekti ka për qëllim të kontribuojë për kthim të besimit të qytetarëve në sektorin e drejtësisë përmes inkuadrimit të konsiderueshëm të shoqërisë qytetare në reforma thelbësore. Shfrytëzues të fundit të këtij projekti janë institucionet në sferën e jurisprudencës.

Marketing