Dialogu i Brukselit, temë kyçe e takimit Vuçiq – Macron

Marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të jenë tema kyçe në takimin e Presidentit të Serbisë dhe atij të Francës, Aleksandar Vuçiq dhe Emmanuel Macron të martën në Paris.

Siç shkruan Blici serb duke iu referuar burimeve nga Qeveria, pritet që takimi mes dy presidentëve të mbahet në përbërjen më të ngushtë, pas së cilës do të ketë edhe drekë.

Përveç Vuçiq dhe Macron, takimi do të ndiqet nga bashkëpunëtorët e tyre më të afërt.

evn